Sot fillon Epopeja e UÇK-së në Kosovë
Prishtinë, 5 mars - Sot nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, fillon manifestimi tradicional Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga ora 12:00, në Sheshin Skënderbeu, Garda e Nderit e FSK-së nderon manifestimin me prezencën e personaliteteve të larta shtetërore.
Në orën 18:00 fillon turneu ndërkombëtar i futbollit të vogël Adem Jashari në Pallatin e Rinisë, ku marrin pjesë reprezentacione dhe ekipe nga rajoni dhe më gjerë.
Të shtunën, më 6 mars, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në orën 18 në Pallatin e Rinisë, në Sallën e Kuqe, mbahet Akademia Përkujtimore.
Ndërkaq, të dielën, me 7 mars, në orën 18:00, mbahet manifestimi kulturor tradicional Nata e Zjarreve.