Sot festohet 8 Marsi, dita e gruas
Prishtinë, 8 mars - 8 Marsi i këtij viti nuk është një datë e zakonshme në historinë e grave, pasi është 100-vjetori i përpjekjeve të organizuara të grave për barazi dhe më shumë të drejta.
Barazia gjinore është e drejtë themelore dhe parim i përbashkët në Bashkimin Evropian, e sanksionuar me Marrëveshjen e BE-së dhe Kartën e të Drejtave Themelore.
Megjithatë, raportet tregojnë se barazia në vendet e BE-së ende ekziston. Sipas të dhënave të Këshillit për të drejtat e grave dhe barazinë e gjinive, gratë fitojnë mesatarisht 17.5 % më pak të ardhura se meshkujt.
Ndërkohë përvjetori i ditës ndërkombëtare të gruas do të festohet në mënyrë të veçantë nga Parlamenti Europian, i cili ka organizuar në Strasburg një seminar kushtuar lidershipit femëror.
Shumë femra e përkujtojnë 100-vjetorin e ditës së gruas duke marrë si pikë referimi atë që ndodhi në një fabrikë tekstile në New York, ku një numër akoma i pasaktë punëtoresh (mes 29 dhe 129) mbetën të vdekura gjatë një zjarri, për shkak se pronarët kishin kyçur derën që punëtoret të mos mund të largoheshin nga ambienti i punës.
Dita ndërkombëtare e gruas do të festohet sot edhe në Shqipëri me një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e grave.