Sot festohen krishtlindjet ortodokse
Prishtinë, 7 janar - Besimtarët ortodoksë sot festojnë krishtlindjet Ortodokse. Besimtarët ortodoksë dhe qytetarët me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, i kanë uruar liderët kosovarë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka uruar besimtarët ortodoksë dhe qytetarët me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Në mesazhin e urimit të Presidentes Jahjaga thuhet:
Të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës u shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse.
Uroj që këtë ditë feste ta kaloni në atmosferë mirëkuptimi e dashurie për njëri-tjetrin, në gëzime, me familjet dhe me më të dashurit tuaj.
Gjithashtu, uroj që në këtë ditë të shënuar, në familjet e të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës të mbretërojë paqja, lumturia dhe begatia. Ti gëzohemi të arriturave tona të përbashkëta në vitin që po lëmë pas, si dhe të lutemi për një jetë më të mirë e më të begatë në vitin në të cilin sapo kemi hyrë.
Edhe jKryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks.
\"Krishtlindjet janë një prej festave që i japin shpirt njerëzimit, përmes ringjalljes së shpirtit njerëzor dhe ripërtëritjes së besimit te Zoti. Kjo festë është festë e shpresës, e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e paqes, e dashurisë, e njohjes dhe përqafimit të vlerave njerëzore\\\", ka uruar Thaçi përmes Facebookut.
Të na shërbejë për të treguar shpirtin tonë human, për tiu dalë në ndihmë gjithë njerëzve që kanë nevojë për dorën e ndihmës, për të rritur e forcuar besimin në njëri-tjetrin, mes qytetarëve tonë dhe në gjithë botën.
Kjo ditë le të forcojë besimin tonë dhe të na shërbejë për ngritjen e humanitetit njerëzor, dashurisë dhe adhurimit në hyjnoren, në të madhërishmen, për të qenë më afër rrugës së drejtë.
\"Kam nderin që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tju uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse, me shpresën që ky vit të jetë vit i mirëqenies më të mirë për të gjithë ne\", ka uruar ai.
Shpërndaje artikullin: