Sot dita e parë e pranverës
Prishtinë, 21 mars - Sot në Kosovë shënohet dita e parë të pranverës. Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të KK-së, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa do te shpallë muajin e pastërtisë në Komunën e Prishtinës, e cila do të zgjasë nga 21 marsi e deri më 21 prill.
Gjatë muajit të pastërtisë do të jenë të angazhuara edhe institucionet. Mësuesit dhe nxënësit do të bëjnë pastrimin e hapësirave përreth shkollave.
Në kuadër të këtij muaji do të organizohen aktivitete të ndryshme dhe do bëhet një fushatë sensibilizimi për ngritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.