Sot diskutohet srategjia kombëtare e adaptimit
Prishtinë, 20 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë Strategjinë Kombëtare të Adaptimit në një tryezë mbi strategjinë e Adaptimit të Ndryshimeve Klimatike që do të mbahet sot.
Kjo punëtori është pjesa e dytë e procesit të përpilimit të strategjisë së zhvillimit të rimёkёmbjes klimatike dhe strategjisë së zhvillimit me emision të ulët që filloi më 28 shkurt.
Objektivat e punëtorisë përfshijnë zhvillimin e strategjisë së integruar kombëtare për adaptimin e ndryshimeve klimatike me përfshirje të palëve të interesuara, procesin planifikues me pjesëmarrje të të gjitha palëve të interesit, dhe integrimin e interesave të ndryshëm dhe sfidave hapësinore në një strategji të vetme.
Dr. Patrick Huntjens, ekspert i njohur i çështjeve mjedisore nga Holanda do të udhëheq procesin me pjesëmarrje të zyrtarëve të lartë të Ministrisë dhe institucioneve tjera kosovare.