Sot dhe nesër mbahet takimi për MSA-në Kosovë - BE
Ky komisioni përbehet nga dy delegacione: delegacionit parlamentar të Kosovës që kryesohet nga deputeti Memli Krasniqi dhe delegacionit të parlamentarëve evropianë, që kryesohet nga Tonino Picula.
Tema të diskutimit në mbledhjen e Komisionit Kosovë - BE do të jenë raportet Kosovë – BE, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, zhvillimi ekonomik dhe zbatimi i MSA-së, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe tema të tjera.