Sot caktohet rendi i ditës për seancën konstituive
Prishtinë, 12 korrik - Kryesia e Kuvendit të shpërbërë të Kosovës, do të mblidhet sot me përfaqësuesit e partive politike që kanë fituar mandate në Kuvend, për të caktuar rendin e ditës për seancën e 17 korrikut kur edhe do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri.
Kryesia është thirrur ditën e shtunë në ora 11:00, e cila do të përgatit rendin e ditës për seancën konstituive të Kuvendit të ri, tha Krasniqi.
Ai tha se Kryesia do të caktoj kohën e saktë se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit me 17 korrik.
Ndryshe, lidhur me përgatitjen e mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit, rregullorja e këtij institucioni thotë:
1. Përgatitjet për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit janë përgjegjësi e Kryetarit nga legjislatura e mëparshme.
2. Kryetari dhe Kryesia, jo më pak se pesë ditë para mbajtjes së mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit thërrasin mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive, që kanë fituar vende në Kuvend, për ta përgatitu r propozimin e rendit të ditës për mbledhjen konstituive të legjislaturës së Kuvendit, për ti caktuar vendet e deputetëve, përkatësisht të forcave politike në sallë, sipas fuqisë politike që kanë, sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike.
3. Nëse dy apo më shumë grupe parlamentare kanë numër të njëjtë të deputetëve, atëherë renditja e tyre në sallë bëhet me short.
4. Rendi i ditës i mbledhjes konstituive të legjislaturës duhet ta përfshijë formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit, të mandateve, zgjedhjen e kryetarit dhe të pesë (5) nënkryetarëve të Kuvendit.