Sot bëhet renditja e partive në KQZ
Prishtinë, 19 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë sot tërheqjen e shortit për renditjen e 103 subjekteve politike për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 3 nëntor.
KQZ-ja ka përfunduar certifikimin e subjekteve politike dhe ka bërë me dije se janë certifikuar 7,932 kandidatë.
Janë gjithsej 103 subjekte politike që janë ceritifkuar gjatë këtij procesi. Prej tyre 33 Parti Politike, 52 Iniciativa Qytetare, 16 Kandidatë të Pavarur dhe dy Koalicione, me 7932 kandidatë.