Somalia ka njohur Republikën e Kosovës
Prishtin, 19 maj - Republika e Somalisë është vendi I 69 që e ka njohur sot më 19 maj, zyrtarisht Republikën e Kosovës.
Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit Hyseni, i cili gjendet në Nju- Jork, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.
Më tej në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe kohekzistencën paqësore në Ballkan.