Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit
Prishtinë, 20 dhjetor - Sipas shtabit zgjedhor të AAK-së, Smajl Latifi i ka fituar 10.510 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Ibrahim Kryeziu i fitoi 7540 vota. Fitorën, kandidatit të AAK-së, ia ka uruar edhe kundërshtari i tij Ibrahim Kryeziu, i cili ka pranuar humbjen.
Smajl Latifi është kryetar i komunës së Rahovecit. Sipas shtabit zgjedhor të AAK-së, Smajl Latifi i ka fituar 10.510 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Ibrahim Kryeziu i fitoi 7540 vota.
Nga numri i përgjtihshëm prej 49321 votues, të drejtën e votës e shfrytëzuan 17276 votues. Fitorën, tashmë kandidatit të AAK-së, ia ka uruar edhe kundërshtari i tij Ibrahim Kryeziu, i cili ka pranuar humbjen.
Demokracia në Veprim dhe KQZ-ja kanë vlerësuar se zgjedhjet e sotme në Rahovec janë zhvilluar pa probleme, me ndonjë parregullsi të vogël që nuk dëmton procesin në përgjithësi.
Sipas Demokracisë në Veprim në zgjedhjet e sotme nga 49,321 votues, të drejtën e votës e shfrytëzuan 19.566 syersh ose 39.67 %.