23 Janar 2025

Slovenia përkrah Kosovën në proceset integruese evropiane

Lubjanë, 13 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Lubjanë, u prit në takim nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez.

Kryeministri Mustafa fillimisht është nënshkruar në librin e artë të mysafirëve të shquar të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë.

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e ka njoftuar kryetarin Milan Brglez për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, dhe reformat që po ndërmerren në të gjitha fushat, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për hapjen e vendeve të punës, rritjen e mirëqenies, sundimin e ligjit, si dhe agjendën integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e falënderuar Slloveninë për përkrahjen e ofruar në këtë drejtim.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin bilateral, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez, vlerësoi lartë të arriturat në Kosovë.

Kryetari Brglez shprehu gatishmërinë e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, për bashkëpunim ndërparlamentar si dhe për përkrahjen e Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)