Sllovenia përkrah Kosoven për liberalizimin e vizave
Prishtinë, 20 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Jozhef Hlep.
Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi qeveritar dhe agjenda evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe liberalizimin e vizave me BE-në.
Ndërsa ambasadori Hlep shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Sllovenisë në përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave.
Ambasadori slloven, Hlep e njoftoi ministrin Rexhepi për vizitën e ministres së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, Katarina Kreasal që do ti bëjë Kosovës në fillim të muajit maj të këtij viti.