23 Janar 2025

Sllovenia fyen Kosovën me ndalimin e Ramush Haradinajt

Prishtinë, 17 qershor - Sot rreth mesditës, në Aeroportin e Lubljanës, kryetari Haradinaj është ndaluar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Në orën 18:00, Kryetari Haradinaj është paraqitur para Gjykatës, e cila ka vendosur që t’ia mbajë pasaportën deri në vendimin tjetër të Gjykatës.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se sipas informatave zyrtare vendimi pritet që të merret nesër.

AAK është thellësisht e indinjuar me veprimin e sotëm të organeve sllovene të rendit.

\"Ky veprim nuk është vetëm fyerje për Kryetarin Haradinaj dhe për Aleancën, por është fyerje edhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës\", ka theksuar Gjini.

Aleanca e sheh këtë veprim si një padrejtësi dhe të pakuptimtë.

Gjini ka thënë me tutje se ndalja e kryetarit Haradinaj nga autoritetet sllovene sipas një urdhër-arresti të Serbisë, të lëshuar në vitin 2004, në kohën kur të gjitha vendet tjera i kanë pastruar listat e tilla, nuk i kontribuon ndërtimit të marrëdhënieve të mira në mes asnjë vendi në rajon, nxit tensione dhe më së paku i kontribuon drejtësisë.

\"Kërkojmë nga autoritetet e Republikës së Sllovenisë që të sillen me Kosovën dhe qytetarët e saj në të njëjtën mënyrë si ne jemi sjellë me ta gjithmonë.\"

\"Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i drejtohet Qeverisë së Sllovenisë menjëherë me një Notë Proteste\", theksoi Gjini.

Një ish-kryeministër, një lider politik dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës,  pasi që dy herë është shpallur plotësisht i pafajshëm nga Tribunali i Hagës ndalet nga autoritetet sllovene me urdhër-arrest të atyre që i kanë shkaktuar shumë vuajtje dhe mizori gjithë Ballkanit.

Kjo është e pakuptueshme dhe e pafalshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)