18 Janar 2025

Sllovenia është përkrahës e Kosovës në rrugën e integrimit Europian

Prishtinë, 9 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen.

Pasi e përgëzoi për detyrën e re, kryekuvendari Krasniqi vlerësoi lart marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë,  të cilat pritet të avancohen edhe më shumë.

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë,theksoi në vijim Krasniqi,kanë filluar së ndërtuari edhe para ndryshimeve të mëdha në Kosovë. Sllovenia ishte mbështetëse e proceseve të zhvilluara në Kosovë.

Gëzon fakti se edhe ndërmjet dy parlamenteve ekziston një bashkëpunim shumë i mirë,që shoqërohet edhe me këmbime vizitash nga delegacionet përkatëse.

”Jemi të interesuar që bashkëpunimi ndërmjet  dy shteteve të zgjerohet edhe ndërmjet bizneseve. Bizneset sllovene tashmë kanë gjetur hapësira të mira për bashkëpunim me bizneset kosovare”, theksoi Krasniqi.

Duke u falënderuar për pritjen ambasadori i ri slloven, Miljan Majhen, pohoi se bashkëpunimi i deritashëm vetëm sado të thellohet edhe më ndërmjet dy shteteve dhe parlamenteve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi të suksesshëm do të jetë edhe vizita e presidentit të Sllovenisë në Kosovë, e cila dot bëhet se shpejti.

Sllovenia, theksoi Miljan, do të jetë përkrahëse edhe në rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)