Sllobodan: Nuk ka asnjë "Republikë Srpska"
Prishtinë, 13 mars - Kryetari i Partisë Liberale Serbe në Kosovë, Sllobodan Petroviq e që është edhe Minister i Pushteti Lokal ka thënë se krijimi i një "Republikë Srpska" apo autonomia për veriun nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e dialogut politik që po zhvillohet në Bruksel.
Ai shprehet se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të prishë rregullin kushtetues të Kosovës.
Gjatë një interviste dhënë Tribunës, zëvendësi i kryeministrit Hashim Thaçi, ka deklaruar se idetë si Republika Srpska, apo autonomia për veriun nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e dialogut politik që po zhvillohet në Bruksel.
Absolutisht jo. Çështje të tilla madje as që janë përmendur në kuadër të këtij dialogu. Smund të flitet për një gjë të tillë. Si subjekt jemi kundër ndarjeve territoriale. Çdo zgjidhje e tillë do të krijonte vetëm kriza dhe assesi rregullimin e problemeve, ka thënë Petroviq.
Ai ka potencuar se dialogu që ka filluar, një herë e përgjithmonë do ta zgjidhë problemin e veriut, dhe qytetarët serbë, sipas tij, duhet ta shfrytëzojnë çdo element që del nga pakoja e Ahtisarit.