22 Janar 2025

Skënderbeu na ka mbushur vetëbesim për liri

Prishtinë, 17 janar - Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar në përvjetorin e 547 të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Sot mbushen 547 vite prej ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut por respekti dhe mirënjohja për veprën e tij mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Jeta e tij është skalitur me shkronja të pashlyeshme në historinë e popullit tonë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

“Triumfi i ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi”, ka shtuar më tej ai, teksa ka postuar një fotografi gjatë akordimit të urdhrit të lartë \"Gjergj Kastrioti Skënderbeu\" prej Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, në vitin 2008. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)