18 Janar 2025

Skenderaj në fushatë pa kryetar

Skenderaj, 10 shtator - I nominur nga Partia Demokratike e Kosovës për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, Sami Lushtaku nuk do të këtë mundësi që të bëjë fushatë për të kërkuar votën e drenicasve.

Kjo pasi ai gjendet në paraburgim në burgun e Dubravës pas akuzave të ngritura nga prokurori i EULEX-it nën dyshimin për krime lufte. Mirëpo partia e Hashim Thaçit, e ka menduar zgjidhjen.

Do të jetë Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj, ajo e cila e ka marrë përsipër që të bëjë fushatë dhe të kërkojë vota në emër të Sami Lushtakut./tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)