16 Janar 2025

Skender Xhakaliu, ambasador jo-rezident në Danimarkë

Prishtinë, 9 shkurt - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skender Xhakaliu, i ka dorëzuar letrat kredenciale si ambasador jo-rezident i Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës.

Në një audiencë solemne, ambasadori Xhakaliu i dorëzoi letrat kredenciale te mbretëresha Margrethe II.

Ambasadori Xhakaliu shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmën që Mbretëria e Danimarkës ka dhënë për Kosovën, si dhe dëshirën për forcimin e mëtutjeshme të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

Me aktin e dorëzimit të letrave kredenciale te mbretëresha Margrethe II, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani e mbulon Mbretërinë e Danimarkës si mision diplomatik jo-rezident, i akredituar në Kopenhagë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)