Skender Durmishi ambasador i përkohshëm në Maqedoni
Prishtinë, 4 mars - Skender Durmishi është emëruar i ngarkuar me punë i përkohshëm në ambasadën e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.
Skender Durmishi, i cili deri më tani ka qenë pjesë e stafit të lart diplomatik, përkatësisht ministër këshilltar në ambasadën e Kosovës në Bruksel, do të udhëheqë misionin diplomatik të Kosovës në Maqedoni deri në emërimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës, në pajtim me procedurat ligjore në fuqi.
Deri, atëherë, diplomati Durmishi do të bëjë edhe të gjitha përgatitjet logjistike për ambasadën e Republikës së Kosovës deri në funksionalizimin e plotë të saj.
I ngarkuari me punë I Republikës së Kosovës në Maqedoni, Skender Durmishi, sot ka udhëtuar për në Shkup.