19 Maj 2024

S’kemi çka bisedojmë me Ashtonin

Prishtinë, 13 mars - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se nuk kanë pse të takohen me shefen e diplomacisë Evropiane, Catherine Ashtonin për çështje të dialogut.

“Ne qysh në fillim ia kemi bërë të qartë qëndrimin tonë. Për çështjen e dialogut nuk kemi çka të bisedojmë me Ashtonin, as me Daçiqin dhe as me Thaçin”, ka thënë Selmi për “Epoka e re”.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje! nuk e ka hallin të takohet me Ashtonin.

“Ne nuk kemi interesin të takohemi me Ashtonin për çështjet që ajo vjen në Kosovë. Pra, ajo nuk ka punë me ne dhe s’ka pse të na takojë. Për këtë çështje nuk do të duhej të kishte punë as me subjektet tjera politike”, ka thënë Selimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)