17 Janar 2025

S'ka shkarkim të Selimit dhe Lushtakut

Prishtinë, 17 qershor - Sami lushtaku dhe Sylejman Selimi duket se do të mbajnë të njëjtët poste që kishin para se të akuzoheshin për krime lufte, për të cilën janë në paraburgim prej 30 ditësh.

Ndërsa ndodhen në një situatë të tillë nga ana e qeverisë nuk ka asnjë deklaratë dhe reagim derisa të merret vendimi nga Gjykata e EULEX-it. Sipas disa burimeve brenda PDK-së, këto poste do të mbesin të tilla deri një dhënien e vendimit nha gjykata.

“Qeveria nuk po reagon ndaj kësaj çështjeje, për shkak që konsideron se duhet t’ia lërë drejtësisë njëherë të thotë fjalën e vet, e pastaj të reagojë. Njëherë për njëherë kështu ka mbetur”, ka thënë ky burim për Kosova sot.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se për këtë çështje duhet të përgjigjët Ministria e Punëve të Jashtme, mirëpo përgjigjë nuk ka dhënë as kjo e fundit.

Analisti për çështje juridike, Adnan Abrashi ka thënë se në mandatin e fundit të kësaj qeverie në pushtet, ndaj shumë personaliteteve udhëheqëse e shtetërore, nga ana e institucioneve kompetente ligjore janë iniciuar e zhvilluar hetime, ose janë në vazhdim e sipër shumë procedura penale.

“Kuptohet që në këto rrethana, më së miri do të ishte dorëheqja individuale, por një vlerë e tillë e përgjegjësisë individuale morale është larg nga etika e politikanëve tanë”, ka thënë Abrashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)