S'ka politikan kosovar që do të mundë ta ndalë Gjykaten Speciale
Prishtinë, 10 mars - Ish-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj, është i bindur se Gjykata Speciale do të themelohet dhe, siç thotë ai, formimin e saj ska politikan kosovar që do të mundë ta ndalë.
Pavarësisht se partia e Salihajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kundërshton themelimin e kësaj Gjykate, ai thotë se po të kishte edhe një mandat të dytë si ministër i Drejtësisë sigurisht se një Gjykatë e tillë deri më tani do të ishte e formuar.
Megjithatë, Salihaj nuk e përkrah vendimin e Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve të Gjykatës, pasi që, sipas tij, ky është një vendim selektiv, kur dihet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit nga Tribunali i Hagës. Këto komente Salihaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën Zëri.
Zëri.info