22 Janar 2025

S'ka institucione të reja në asnjë rrethanë pa PDK-së

Prishtinë, 5 nëntor - Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të drejtuar nga kryetari Hashim Thaçi u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë dhe tejkalimin e gjendjes pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Kryetari Thaçi falënderoi anëtarët e KD dhe deputetët e pranishëm në mbledhje, kryetarët e degëve, deputetët e pranishëm në mbledhje. Pas analizës së gjendjes dhe situatës në të cilën gjendet vendi Kryetari Thaçi theksoi: Dy gjëra mund të them se janë të sigurta:

E para, nuk mund te krijohen institucione të reja në asnjë rrethanë pa përfshirjen e PDK-së, jo pse kjo është dëshirë e jona, por ky është vullneti i qytetarëve. PDK nuk do të lejojë askënd që të luaj me vullnetin e qytetarëve, dhe

E dyta, nëse për çfarëdo arsye forcat politike që po pengojnë krijimin e institucioneve nuk e kuptojnë këtë realitet politik dhe nëse vazhdojnë me teket dhe inatet  e vjetra, atëherë rrugëdalja e vetme mbetet – ftesa për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sot bëj thirrje tek liderët e partive që i takojnë qendrës së djathtë të ulemi dhe të arrijmë marrëveshje, sepse, tek e fundit edhe në zgjedhje të reja duhet të shkojmë me marrëveshje.

Çdo hap politik që do ta merr Partia Demokratike e Kosovës do ta bëj në kuadër të respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës theksoi Thaçi.


Pas debatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së, në fund të mbledhjes u mor ky qëndrim:


-Të mbështetur në rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 8 qershor dhe verdiktin e sovranit,

-Të vetëdijshëm për kualitetin e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike të vlerësuara nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian,


-Të sigurt që një qeverisje kualitative nënkupton që vendi duhet të udhëhiqet nga fituesit e zgjedhjeve, sipas vullnetit të sovranit,


- Duke marrë parasysh dispozitat e Kushtetutës dhe të drejtën e partisë fituese për të themeluar institucionet,

-Duke tërhequr vërejtjen për nevojën serioze dhe urgjente për themelim të institucioneve,

-Miratojmë këtë:


DEKLARATË PËR TEJKALIMIN E KRIZËS POLITIKE DHE THEMELIMIN E INSTITUCIONEVE

1. PDK shpreh dhe rikonfirmon gatishmërinë e saj për themelimin sa më të shpejtë të institucioneve,

2. PDK fton të gjithës spektrin politik që të reflektojnë pozitivisht për arritjen e një marrëveshjeje kushtetuese për themelimin e institucioneve,


3. PDK vlerëson që themelimi i institucioneve duhet të gjendet brenda Kushtetutës dhe interpretimeve që ka bërë Gjykata Kushtetuese,


4. PDK mbështet dhe përkrah ushtrimin e funksioneve të sakta Kushtetuese të Presidentes dhe ndërmjetësimin e saj në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese dhe një marrëveshjeje për themelimin e institucioneve,


5. PDK është kundër secilës zgjedhje tjetër që del jashtë Kushtetutës dhe vullnetit të sovranit të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit,


6. PDK shpreh keqardhje për mosgatishmërinë për të krijuar institucionet dhe për vështirësitë që po kalon vendi,

7. Në rast të mos arritjes së një marrëveshjeje për themelimin e institucioneve, PDK shpreh gatishmërinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe rikonfirmimin e vullnetit të sovranit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)