Sindikata:Mos bini pre e celulave antifetare e antikombëtare
Prishtinë, 2 prill - Sindikata e Puntorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes një komunikate për shtypin, ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave të pafajshme irakiane, të cilët humbën më të dashurit e tyre nga një sulm tinzar dhe në pabesi i ekzektuar nga një qytetar i vendit tonë.
Më tej sindikata e BIK, thotë se sulmuesi kosovar, ka rënë viktimë e celulave anti fetare, anti kombëtare dhe anti humane, të cilat viteve të fundit kanë shpërlarë trurin e disa të rinjëve tanë në emër të \" islamit\" duke i dezorientuar dhe devijuar nga besimi i drejtë shpirtëror dhe duke i zhveshur nga ndjenjat morale dhe humane në shërbim të interesave personale dhe interesave të tutorëve të huaj.
Me këtë rast Sindikata e BIK -ës fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit tonë, siç i ka ftuar edhe më herët, që në asnjë mënyrë të mos bien viktimë e ideologjive të huaja, të cilat në emër të \" fesë\" , po keqpërdorin shpirtçiltërsinë e djemve dhe vajzave tona.
Ata që thërrasin të rinjtë tanë për të shkuar në fushëluftime të pa adresë, në emër të parajsës, janë njerëzit më të lig dhe më të korruptuarit si fetarisht ashtu edhe kombëtarisht. Lusim të gjithë predikuesit fetar, që të kthjellin mendjen dhe ti thërrasin arsyes që në asnjë mënyrë të mos nëpërkëmbin ndjenjat shpirtërore të qytetarëve tanë duke keqinterpretuar parimet e programit hyjnor.
Vrasja e vetëm një njeriu të pafajshëm në principet e Islamit është e barabartë me vrasjen e gjithë njerëzimit, dhe kjo duhet të jetë motoja e të gjithë neve në edukimin e bijëve dhe bijave tona.
Njëherësh, solidarizohemi në dhimbjen e familjareve nga Ferizaj, të cilët mbetën pa birin e tyre për të cilin kishte nevojë edhe familja por edhe Kosova, duke e lutur Zotin që tua lehtësojë dhimbjen. U bëjmë apel të gjithë kujdestarëve të familjeve tona, që të kenë kujdes dhe ti ruajnë fëmijët e tyre nga grackat e njerëzve të shitur, thuhet në komunikatën e sindikatës së BIK-ut, e nënshkruar nga Idriz Bilalli.
rtk