23 Janar 2025

Sindikata e punëtorëve të RTK-së kërkon nga Kuvendi kompletimin sa më parë të bordit

Prishtinë, 28 korrik - Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, kërkon nga Kuvendi i Kosovës që urgjentisht të kompletojë bordin e RTK-së.
SPERTK, kërkon nga Kuvendi i Kosovës, të mos e zvarrisë procesin e emërimit të anëtarëve të bordit të RTK-së, sepse praktikat e mëhershme të vonesave në emërimin e anëtarëve të Bordit kanë sjellë telashe në funksionimin e RTK-së.

SPERTK, kërkon po ashtu nga Kuvendi i Kosovës, si themelues dhe mbikëqyrës i RTK-së, që sa me parë të miratoj ligjin për RTK-në, dhe të zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e financimit të pavarur të RTK-së, në mënyre që mediumi publik të përmbush misionin e tij ndaj qytetarëve të Kosovës.

SPERTK po ashtu kërkon që Kuvendi i Kosovës, të zgjidhë edhe çështjen e pronës së RTK-së, dhe njëherësh të ndihmojë RTK-në në përfundimin e digjitalizimit sa me të shpejtë, duke pasur parasysh se mediumet publike në Evropë, tashmë ka vite që kanë përfunduar këtë proces me rëndësi.

Ne këtë aspekt, kërkojmë po ashtu nga menaxhmenti i RTK-së t’i japë alternativat e tij për ta zgjidhur çështjen e pronës, financimit të pavarur, dhe digjitalizimit. Vetëm në këtë formë do t’i garantohet një e ardhme e mirë dhe suksesshme mediumit te vetëm publik në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)