15 Janar 2025

Sindikata e Pensionistëve të Trepçës mirëpret marrëveshen mes PAN-it dhe AKR-së

Prishtinë, 5 Shtator - Sindikata e Pavarur e Pensionistëve të Kombinatit “Trepça” (SPP), e ka mirëpritur marrëveshjen për formimin koalicionit  në mes të PAN-it dhe AKR-së, me të cilën tashmë janë krijuar të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve të reja, pas gati tre muajve që janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme nacionale.

SPP e Kombinatit “Trepça” vlerëson se marrëveshja për koalicionin për formimin e institucioneve të reja, ka qenë e domosdoshme, andaj edhe e përshëndet reflektimin e AKR-së me në krye presidentin Behxhet Pacolli, sepse është ky një veprim patriotik dhe në interes të vendit dhe qytetarëve të tij.

SPP e Kombinatit “Trepça”, me këtë rast kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, drejtuesit e koalicionit dhe nga të gjithë faktorët tjerë relevant që të sillen me përgjegjësi dhe që pa humbur  kohë t’i formojnë institucionet e reja me qëllim që të evitojnë vazhdimin e mëtutjeshëm të krizës institucionale, e cila edhe ashtu deri tash i ka shkaktuar pasoja të rënda vendit dhe qytetarëve.
 
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)