Sindikata e KEK kërkon nga SBASHK të mbajnë protesta para Qeverisë e jo greva
Prishtinë, 20 janar - Sindikata e re Korporatës Energjetike të Kosovës ka kërkuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) dhe mësimdhënësit që të ndryshojë formën e presionit sindikal nga greva në Protesta para Qeverisë, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mërzitet fare për mësimin e nxënësve tanë.
Nënkryetar i Sindikatës së Re te Korporatës Energjetike te Kosovës, Nexhat Llumnica ka thënë së SBASHK dhe mësimdhënësit veq dinë të ngujohen mbrenda dhe bojkotojnë punën me grevë gjë që dëmton nxënësit e qeveria nuk mërzitet fare as për nxënësit e aspak për mësimdhënës.
"Kërkoj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe mësimdhënësit të ndryshojë formën e presionit sindikal nga GREVA në Protesta para Qeverisë, sepse Qeveria e Republikës së Kosovës nuk mërzitet fare për mësimin e nxënësve tanë."
"Ata mërakosen vetëm për kolltuk, dhe unë nuk besojë që kolltuku po i rrezikohet më Greva e bojkote", ka theksuar Llumnica.