Sinani: Thaçi kryeministër, Haradinaj kryekuvendar
Prishtinë, 14 nëntor - Kryetari i Komunës së Dardanës nga radhët e PDK-së, Begzad Sinani, ka thënë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje politike për formimin e institucioneve.
Sinani ka deklaruar se parapëlqen një koalicion në mes PDK-së dhe AAK-së.
Ndërkaq kur është në pyetje ndarja e posteve shtetërore, Sinani ka thënë se Hashim Thaçi duhet të drejtojë qeverinë e re, e AAK-ja, Kuvendin e Kosovës.
Sinani ka thënë se lideri i PDK-së është i vetmi kandidat konsensual për kryeministër të Kosovës.
Sipas rezultatit zgjedhor të 8 qershorit, kryeministër konsensual është Hashim Thaçi, është shprehur Sinani.
/Epoka e Re/