18 Janar 2025

Sigurohet procesi i përzgjedhjes së kandidatëve nëpër borde

Prishtinë, 15 gusht - Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u nënshkrua Memorandum i mirëkuptimit në mes të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe.

Ky memorandum fuqizon dhe siguron procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, në borde fillimisht duke sjell përvojë të re në institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Kryekuvendari Veseli e falënderoi Ambasadorin Ruari O’Connell, dhe Kryeministrin Mustafa për këtë të arritur të përbashkët, pas një angazhimi njëvjeçar,  që sot u kurorëzua.

Ky Memorandum, sipas kryekuvendarit Veseli, është kurorëzim i punës për të sjell perspektivë të re, sjelljen e një procesi transparent, profesional, të paanshëm dhe të pavarur për profesionistët me cilësi sepse ashtu ndryshohet edhe vendi.

“Ne jemi të vendosur për ta ndryshuar gjendjen e vendit tonë. Dukuria e nepotizmit ka qenë e pranishme në institucione, ne kështu, ofrojmë mundësi për konkurrencë të kuadrit të kontribuojë në bordet, ndërmarrjet publike”, theksoi Z. Veseli.

Kryekuvendari Veseli falënderoi Britaninë e Madhe, për këtë punë të jashtëzakonshme dhe ftoi partnerët ndërkombëtar të japin kontribut edhe në segmentet tjera që identifikohen në Raportin e progresit, siç është prokurimi publik dhe procesi i vendimmarrjes rreth përzgjedhjes së kandidatëve në agjencitë e pavarura të sjellë cilësi të reja për vendin dhe ekonominë e vendit.

“Vendosmëria jonë e përbashkët solli këtë rezultat që presin qytetarët, profesionalizmin përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve."

"Ky është moment kthese, vendim i jashtëzakonshëm në dobi të transparencës dhe zhvillimit ekonomik”, theksoi kryekuvendari Veseli, me ç’rast kërkoi përkrahjen e mediave, shoqërisë civile që të jenë shtytëse pozitive për qeverisje në të gjitha nivelet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)