19 Janar 2025

Si të sigurohet Qëndrueshmëria e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas

Prishtinë, 14 shkurt - Qëndrueshmëria e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas do të diskutohet në një konferencë që do të mbahet sot me fillim në 9:30, në hotel Emerald.

Konferenca me titull “Qëndrueshmëria e Ndihmës Juridike Falas” që organizohet nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe mbështetet nga UNDP-ja do të mbledh në një vend përfaqësues të institucioneve dhe akterë përkatës, duke përfshirë këtu edhe komunitetin donatorë.

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është organ institucional përgjegjës për të ofruar shërbime të ndihmës juridike falas me të cilën sigurohet qasje e barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Realizimi i së drejtës themelore për Qasje të Barabartë në Drejtësi e garantuar me konventat ndërkombëtare dhe e përcaktuar edhe si kategori Kushtetuese në Kosovë fuqizohet edhe me Ligjin 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas. Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka pasur mbështetje të donatorëve të ndryshëm ndërkombëtar, ndër të cilët edhe nga UNDP, si implementuese e aktiviteteve.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë edhe Z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Hajredin Kuçi, Zëvëndës Kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, Andrew Russell, Koordinator i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, anëtarë të Kuvendit dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)