Si ta shndrrojmë MSA-në në proces për reforma thelbësore në Kosovës
Prishtinë, 21 prill - Përkundër debateve mbi qëndrimet e pesë shteteve anëtare të BE-së rreth statusit të Kosovës që reflektohen në tekstin e MSA-së, kjo e fundit mbetet dokumenti i vetëm që vendosi Kosovën në binarët e reformave që, nëse adresohen me përgjegjësi politike dhe shtetërore, kanë një qëllim, anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
Në anën tjetër, për Kosovën mbetet e rëndësishme që liderët politik të saj të shndërrojnë MSA-në në dokumentin që do shërbej për të kushtëzuar njëri-tjetrin për reforma substanciale në fushën e sundimit të ligjit dhe shtet-ndërtimit të saj të jashtëm, por sidomos, si udhëzues për të qeverisur.
Debatet politike, mbikëqyrja aktive parlamentare dhe konsensusi i plotë politik janë formulat që mundësojnë transformimin e axhendës evropiane drejt realizimit të reformave që i ndihmojnë Kosovës që pandalshëm të avancojë veten e saj drejt BE-së.
Prandaj, GSJP dhe PIPS nëpërmjet kësaj tryeze mëtojnë që të vënë në diskutim rëndësinë që MSA do të ketë për të ardhmen e Kosovës, si dhe të njohin sfidat, nga perspektiva e liderëve politik, me të cilat Kosova duhet përgatitur që të përballet.
Prandaj, presim nga ju që në fjalimin tuaj përveç që të shprehni vlerësimin tuaj mbi rrugën Evropiane të Kosovës, të adresoni edhe mundësitë që Kosova ka për të shfrytëzuar MSA-në për të bërë reforma të thella sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe fuqizimin e shtet-ndërtimit.