18 Janar 2025

Shumica parlamentare po e rrezikon funksionalitetin e Kuvendit

Prishtinë, 17 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës-KDI, shprehë shqetësimin lidhur me mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës me theks të veçantë në dy seancat e fundit plenare, ku për shkak të bojkotit nga subjektet politike që janë pjesë e shumicës parlamentare , Kuvendi dy herë radhazi po detyrohet ti ndërpresë punimet plenare.

KDI konsideron se rastet e bojkotit të seancave plenare nga subjektet politike shumicë që udhëheqin me vendin, janë bërë shprehi e shpeshtë në praktikën tonë parlamentare përkundër që ato janë panjohura për praktikat parlamentare të vendeve demokratike.

KDI vlerëson se me bojkotin e shumicës parlamentare të seancës plenare të datës 03 tetor 2013 dhe seancës së sotme plenare, objektivisht Kuvendi i Kosovës po vihet jashtë funksionimit dhe kjo i cenon jo vetëm agjendat parlamentare në një demokraci por edhe sistemin politik dhe rendin kushtetues në vend.

Qasja e tillë po pengon implementimin e mandatit kushtetues të Kuvendit, ku vetëm në agjendën e sotme kishte për miratim katër Projektligje si dhe kompletimin e organeve udhëheqëse të institucioneve të pavarura shumë të rëndësishme si AKP (Agjensioni Kosovar i Privatizimit  dhe OSHP (Organi Shqyrtues i Prokurimit).

Andaj nisur këto fakte, KDI kërkon që qasja e tillë sabotuese dhe bllokuese nga ana e partive politike që përbëjnë  shumicën parlamentare, duhet të ndërpritet me qëllim që institucionit më të lartë përfaqësues në vend, ti kthehet normaliteti në implementimin e mandatit kushtetues që ka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)