18 Janar 2025

Shukri Klinaku kandidat i LB-së për kryetar të Obiliqit

Prishtinë, 3 shtator - Në një takim me strukturat e Degës së Obiliqit, Lëvizja për Bashkim prezantoi kandidatin e saj për Kryetar të Komunës së Obiliqit. Kandidat për kryetar të kësaj komune, i cili do të garojë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në emër të Lëvizjes për Bashkim do të jetë Shukri Klinaku.

I pari që mori fjalën në këtë takim ishte koordinatori i Degës së LB-së në Obiliq, njëkohësisht asambleist komunal në këtë komunë, Ajet Berisha. Ai foli për dy drejtime në të cilat është angazhuar LB-ja në Obiliq prej zgjedhjeve të kaluara lokale.

Në njërën anë, në aspektin e shtrirjes dhe forcimit organizativ të LB-së dhe në anën tjetër, në përfaqësimin sa më të dinjitetshëm të LB-së në Kuvend Komunal.

Ai tha se në të dy aspektet LB-ja ka arritur rezultate të mëdha. Së pari, ajo e ka shumëfishuar numrin e anëtarëve dhe së dyti, përfaqësuesit e LB-së në Kuvendin Komunal kanë arritur që t’i bëjnë transparente shumë keqpërdorime të partisë në pushtet, e disa prej tyre edhe t’i pengojnë.

Në emër të Kryesisë së Lëvizjes për Bashkim, kandidatin e LB-së për kryetar të Obiliqit e prezantoi anëtari i saj, Kushtrim Sheremeti.

Pasi e përshkroi gjendjen në komunë si shumë të rëndë ai tha se për t’i zgjidhur shumë nga këto probleme nuk është edhe aq e vështirë. Duhet vetëm të fillohet të zgjidhen ato, nga njerëz që e duan punën dhe kanë vullnet për ta bërë këtë.

“Me këtë rast, ju, Dega e Obiliqit e Lëvizjes për Bashkim, jam shumë i sigurt që e keni zgjidhjen. Këtë zgjidhje e keni bërë që në momentin qe e keni bërë edhe përzgjedhjen e kandidatit tuaj për kryetar të Komunës suaj”- u shpreh ai.

Ndërkaq, kandidati i LB-së për kryetar Komune, Shukri Klinaku numëroi shumë keqpërdorime të bëra dhe punë të pakryera nga kryetari aktual dhe ekzekutivi i Komunës.

Ai, pasi i bëri një analizë gjendjes së përgjithshme në komunë u zotua se ndryshimi i saj do të fillojë prej ditës së parë të punës së tij si kryetar.

Ai premtoi reduktime të shpenzimeve, shërbime jashtëzakonisht efikase komunale,  vende të reja të punës, ngritje të cilësisë së arsimit dhe shërbimeve shëndetësore etj.

Madje, në radhën e premtimeve të tij ai e radhiti edhe dorëheqjen e tij qysh në fund të vitit të parë të shërbimit në rast se nuk arrinë t’i kryen punët e parapara për atë vit.

Lëvizja për Bashkim në Obiliq hyn në këtë garë me besimin e plotë se do ta fitojë atë dhe do t’i japë jetë kësaj komune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)