20 Janar 2025

Shtypen fletëvotimet për Zgjedhjet e 8 qershorit

Prishtinë, 3 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 35-të të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, fillimisht u miratuan raportet nga mbledhja 33 dhe 34.

Në pikën e dytë të rendit të ditës, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, z. Enis Halimi, informoi KQZ-në lidhur me ecurinë e përgatitjes së Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Halimi, ndër tjerash, bëri të ditur se procesi i shtypjes së fletëvotimeve për Zgjedhjet e 8 qershorit ka përfunduar, ndërsa shtoi se të gjitha materialet zgjedhore (UV-Llapmat; UV-Sprejët; bateritë; etj.) janë të një cilësie të lartë, sikurse kanë qenë në Zgjedhjet Lokale 2013, e për të cilat nuk ka pasur asnjë vërejtje. 

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e III-të, të IV-të dhe të V-të të vëzhguesve, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar në këtë mbledhje është: 27 mijë e 733.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sikurse në çdo palë në zgjedhje, në pajtim me nenin 64 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, miratoi procedurën për ndarjen e ulësve për Kuvendin e Republikës së Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme 2014.
Në këtë takim, anëtarët e KQZ-së diskutuan edhe për çështje të tjera lidhur me procesin zgjedhor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)