Shtyhet votimi i presidentit dhe qeverisë
Prishtinë, 21 shkurt - Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka konfirmuar se Kryesia e Kuvendit nuk ka marrë ende asnjë kërkesë nga PDK-ja, për thirrjen e seancës në të cilën do të votohej për presidentin dhe qeverinë e re të Kosovës.
Këto komente, Krasniqi i bëri pas mbledhjes së parë të Kryesisë së re të Kuvendit.
Sidoqoftë, PDK dhe mandatari Hashim Thaçi mund të shfrytëzojnë edhe mundësinë tjetër ligjore që në rast se e shohin të nevojshme të thërrasin seancë të jashtëzakonshme.
Një nismë e tillë megjithatë deri më tani nuk është kumtuar nga kreu i PDK-së.