Shtyhet seanca për të enjten
Prishtinë, 11 shtator - Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, pas takimit me përfaqësuesit e partive të minoriteteve, ka vendosur që vazhdimi i kësaj seance të shtyhet për të enjten e javës së ardhshme.
Brovina ka bërë me dije se seanca është shtyrë me kërkesë të Listës Serbe, e cila ka kërkuar kohë për konsulta politike me anëtarët e kësaj partie. Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje!