Shtyhet seanca për Gjykatën Speciale për afat të pacaktuar
Prishtinë, 29 maj - Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka kërkuar që të shtyhet seanca. Ai ka thënë se nuk i kanë ende materialet e nevojshme për çfarë është thirrur seanca.
Propozimi i grupit parlamentar të PDK-së, mori 78 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesleli, ka thënë se shtyhet seanca por nuk ka dhënë një datë se kur do të ketë seancë të re.