Shtyhet publikimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë
Prishtinë, 4 maj - Enti i Statistikave të Kosovës, më 21 shtator do të bëjë publikimin e të dhënave zyrtare sa i përket regjistrimit të popullsisë dhe të ekonomive familjare, ka bërë të ditur për Tribuna Shqiptare, drejtori i zyrës për regjistrim të popullsisë në Entin e Statistikave, Sabri Zabërgja.
Sipas tij, numri i popullsisë nuk do të ndryshojë shumë nga të dhënat paraprake që janë bërë të ditur në vitin 2011.
Pastrimi i të dhënave përfundon më 15 maj. Kurse më 21 shtator do të publikojmë zyrtarisht të gjitha të dhënat. Do të mbahet me këtë rast edhe një konferencë e madhe ndërkombëtare, tha Zabërgja.