23 Janar 2025

Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Prishtinë, 17 mars – Për  mungesë kuorumi nuk u mbajt  mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Kjo e pamundëson  mbajtjen e  seancës  plenare të Kuvendit  gjatë kësaj jave, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitej në Interpelancë  për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.
 
Mbedhja e Kryesdisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare, e thirrur për sot, nuk ka mundur të zhvillojë punimet sipas një rendi të ditës së përgatitur, për mungesë kuorumi, sepse pos kryetarit të Kuvendit që është në vizitë zyrtare jashtë shtetit, mungonin edhe dy anëtarë të tjerë të Kryesisë.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili ishte paraparë ta drejtonte takimin, duke e konstatuar mungesën e kuorumit, i ka njoftuar anëtarët e pranishëm të Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare  se mbledhja shtyhet për një ditë tjetër.

Kjo e pamundëson mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit  gjatë kësaj jave, në të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të paraqitej në Interpelancë  për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Bëhet me dije se kryeministri i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Grupit Parlamentaer të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë interpelancë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)