19 Janar 2025

Shtyhet inaugurimi i komunave në veri për në mbrëmje

Prishtinë, 10 janar - Zyra e Zëvendëskryeministres dhe njëherësh udhëheqëses për zbatimin e marrëveshjes për normalizim, Edita Tahiri, njofton se seancat inauguruese të komunave në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë shtyrë për t’u mbajtur sot në orët e mbrëmjes pas pozicionit të qartë që ka mbajtur Bashkimi Evropian, se këto inaugurime dhe puna e tyre duhet të bëhet në pajtueshmëri të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës.

 

Me ketë rast, Qeveria e Republikës se Kosovës edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin se konstituimi dhe funksionalizimi i komunave të reja duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Kosovës.

Nëse ndonjë nga kryetaret e zgjedhur apo anëtarët e kuvendeve komunale veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, atëherë Qeveria e Kosovës do të ndërmerr veprimet konkrete ligjore për ti shpallur ato jolegale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)