Shtyhet ceremonia e shpalljes Doctor Honoris Causa për Ramën dhe Thaçin
Tiranë, 11 maj - Pas ngjarjeve të fundit në komunën e Kumanovës në Maqedoni, ka bërë që të anulohet ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për një afat të pacaktuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një kumtesë për media, Universiteti Shtetëror i Tetovës, duke thënë se shkak i anulimit është situata e vështirë me të cilat po përballet aktualisht qyteti i Kumanovës dhe jo vetëm.
Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen. Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do tju njoftojë paraprakisht, thuhet në deklaratën e Universitetit të Tetovës.