Shtohen ambiciet për rrëzimin e Qeverisë
Prishtinë, 12 shkurt - Partitë opozitare edhe pse të bëra pikë e pesë kanë shtuar ambiciet për ta rrëzuar qeverinë Thaçi 2.
Duket se fakti që koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën në Kuvend u ka dhënë zemër partive opozitare ta mendojnë mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë në Kuvend.
LDK-së i janë shtuar ambiciet për ta marrë pushtetin tani kur e ka nominuar kryetarin e saj, Isa Mustafa për kryeministër, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj me tu kthyer nga SHBA-të i kërkoi Presidentes, Atifete Jahjaga, që të caktohet koha e zgjedhjeve për shkak të paralizimit të institucioneve siç ka thënë ai.
/Zëri/