Shteti po falimenton, politikanëve nuk u bëhet vonë
Prishtinë, 2 nëntor - Partitë politike do të duhej të alarmoheshin nga deklaratat e fundit të Zyrës së Presidencës. Shqetësuese për këto parti do të duhej të ishin edhe anulimi i vizitave nga e para e shtetit për shkak të krizës politike.
As deklaratat e ambasadorëve të shteteve kryesore se duhet lënë mënjanë inatet dhe duhet gjetur zgjidhja për tejkalimin e bllokadës, nuk po ndikojnë që partitë politike të reflektojnë në qëndrimet e tyre.
Të dy blloqet po ia hedhin topin njëra-tjetrës dhe po ia atribuojnë njëra-tjetrës bllokadën institucionale.
Për Adem Grabovcin, nga Partia Demokratike e Kosovës, kjo bllokadë po ndodh për fajin e liderëve të opozitës dhe se vendi ka ardhur në situatën që sipas tij, është bllokimi i shtetit.
Mund të them se sa i përket PDK-së, ajo është angazhuar dhe ka dhënë maksimumin për zhbllokimin e situatës dhe po të ishte varur nga vullneti i PDK-së, nuk do të kishte ndodhur fare bllokada. Mirëpo, pa fajin e PDK-së ka ardhur deri te një situatë e tillë.\"
\"Tashmë e kanë konstatuar edhe qytetarët edhe institucionet dhe e gjithë bota demokratike të cilët janë të interesuar të na ndihmojnë në funksionalizimin e shtetit, tashmë e kanë të qartë se ku është faji, ka thënë Grabovci.
/Tribuna/