Shteti i Fixhit njeh pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 19 nëntor - Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes së qeverisë ka bërë te ditur se shteti i Fixhit ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Njohja sipas kryeministrit është konfirmuar nga vetë zyrtarët e këtij shteti. Me këtë njohje Kosova regjistron 96 shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë.
Ai më tej ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, duke thënë se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Kosovës, pasi që kjo ndihmon Kosovën në aspektin ekonomik.