21 Janar 2025

Shtetet e Quintit mbështesin aksionin kundër të dyshuarve për terrorizëm

Prishtinë, 11 gusht - Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mirëpresin aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në kapjen e të dyshuarve për terrorizëm, dhe kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme ndaj kërcënimit nga ekstremizmi i dhunshëm.

\"Lufta kundër përhapjes së ideologjive ekstremiste kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë së Kosovës, si dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me autoritetet e Kosovës gjersa ato i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të garantuar sigurinë publike brenda sundimit të ligjit\", thuhet n ë komunikat ë.

Quinti apelon te të gjitha institucionet relevante të Kosovës që të zgjerojnë mjetet ligjore në dispozicion në mënyrë që të luftohen sfidat e tilla të sigurisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)