Shtetet e QUINT-it te brengosura me mos formimin e institucioneve
Prishtinë, 13 gusht - Në një deklaratë të përbashkët e shteteve të QUINT-it mbi saituatën politike në Kosovë shprehet brengosja e tyre lidhur me situatën politike në Kosovë.
"Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, situatën energjetike por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën Europiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë", theksojnë shtetet e QUINT-it.
Qytetarët e Kosovës sipas tyre meritojnë një Kuvend dhe Qeveri për tu ballafaquar me këto sfida.
"Është përgjegjësi e liderëve Kosovarë t'i krijojnë këto instituciuone por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen."
"Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjedhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete."
"Një parim primarë dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj", thuhet në deklaratën e përbashkët e shteteve të QUINT-it .