15 Janar 2025

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Kosovën

Prishtinë, 11 shtator - Ambasada e SHBA-ve përmes një deklarate për media ka berë te ditur se mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, dhe uron Kryetarin e Kuvendit Veseli, Kryeministrin Haradinaj, dhe ministrat dhe zyrtarët shtetërorë të sapoemëruar.

"Ne presim që të punojmë me qeverinë e re për të avancuar progresin e Kosovës për të mirën e gjithë qytetarëve të saj", thekson ambasada.

Ambasada thotë me tutje se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Kosovën në shtegun e saj drejtë integrimeve Euro-Atlantike, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik, dhe normalizimit të marrëdhënieve rajonale.

"Qytetarët dëshirojnë institucione shtetërore që punojnë për ta, një qeveri me duar të pastra, dhe një udhëheqësi që ndërmerr veprime vendimtare për të shtyer përpara interesat dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj."

"Apelojmë te të gjithë udhëheqësit e Kosovës – në Qeveri dhe në Kuvend, përfshirë partitë opozitare – që të respektojnë votuesit që i zgjodhën duke i marrë këto parime si udhërrëfyes, thuhet në fund të deklaratës se ambasadës së SHBA-ve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)