Shtet i ri me plot befasi
Të larmishme dhe krejt të ndryshme ishin përshtypjet e papritshme të grupit 13-anëtarësh nga radhët e famullisë Neulußheimer protestante me vizitën e tyre gjashtë-ditore në Kosovë, shtetin më të ri në Evropë.
Ky udhëtim ishte mjaft mirë i organizuar dhe i shoqëruar nga Shqipe Gara-Berisha, e cila i mundësoi këtij grupi të njihet më për së afërmi me historinë dhe shoqërinë, e cila mundësoi themelimin e shtetit në vitin 2008.
E re është edhe popullata, e cila nga numri i përgjithshëm i popullsisë arrin 44% nën moshën -24 vjeçare. Përkatësisht përpjekjet e shtetit janë mjaft të mëdha për të ju ofruar këtyre të rinjëve një arsim të mirë.
Të impresionuar ishin të ftuarit nga Neulussheimi gjatë vizitës së tyre në shkollën e mesme të gjuhës gjermane Eqrem Çabej, si dhe nga niveli i lartë i performancës së nxënësve të shkollës së mesme të muzikës Prenk Jakova në Prishtinë. Prishtina si kryeqytet është një vend, në të cilin ka shumë gjallëri.
Në zonën e këmbësorëve, vizitorët mund të shëtitin dhe hanë ushqime të shijshme nëpër restorane të mira.
Arkitekturë e cila të tërheq, është ajo e Bibliotekës Kombëtare, e ndërtuar në vitin 1976 si dhe Katedralja Nënë Tereza, e cila është në ndërtim e sipër.
Në gjurmët e Nënë Terezës
Edhe pse popullsia kryesisht i takon besimit mysliman, vendi karakterizohet nga toleranca e madhe fetare. Pra, murgesha Mutter Teresa është shumë e admiruar, saqë për nder të saj është ndërtuar katedralja. Për inaugurimin e kësaj katedraleje, i planifikuar në vjeshtë, është i ftuar edhe Papa Françesku.
Fryma e optimizmit mbretëron në ekipin e kryetarit të ri Shpend Ahmeti. Përveç trajtimit të çështjeve të tilla si trafiku, ndotja e ajrit, infrastrukturës dhe financimeve të pakta, politikanët lokalë i kanë shpallur luftë korrupsionit dhe nepotizmit, që akoma janë të përhapura. Urdhërat e miratuara që nga viti 2014 nga shefi i qytetit për prishjen e ndërtimeve dhe ngrirjen e punimeve të paligjshme, nuk i kanë ofruar as atij kënaqësi.
Plot optimizëm dhe energji është edhe deputetja e Parlamentit Ganimete Musliu e cila udhëhoqi delegacionin përmes ndërtesës së Parlamentit. Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 ajo si refugjate kaloi disa kohë në Gjermani. Që nga kthimi i saj, Musliu punon pa u lodhur në zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Pengesat politike, si kriza aktuale pas shpërbërjes së parlamentit dhe zgjedhjet e reja në pritje, atë aspak nuk e ngadalësojnë.
Një tjetër takim ishte me Valon Muratin, Ministër i Diasporës. Ministria e tij kujdeset për kontaktet me shumë kosovarë, të cilët jetojnë jashtë dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, në sajë të pagesave në para të gatshme për atdheun e tyre. Në lidhje me këtë takim ka raportuar edhe televizioni kosovar.
Në programin e udhëtimit ishin edhe vendet turistike dhe pikat piktoreske. Me autobus vazhdoi rrugëtimi nëpër peizazh malor piktoresk në Parkun Kombëtar Rugova. Në një largësi rreth 1,450 metra mbi nivelin e detit dhe 115 kilometra nga Prishtina, qëndron Boga, e cila është zonë sportive gjatë dimrit. Pista e njohur si e Alpeve akoma nuk ekziston, por ndërtimi i pushimoreve të reja dhe hotel Magra Austria të japin tashmë një ide, se çfarë rëndësie ka turizmi këtu.
Në Prizrenin historik
Gjithçka që nxori në pah ishte vizita e Prizrenit historik, qyteti i dytë më i madh i Kosovës. Nga lajmet e njohim këtë qytet si bazë e KFOR-it, në të cilën janë të stacionuar edhe trupat ushtarake gjermane.
Më pak i njohur është potenciali turistik i qytetit piktoresk vendosur në këmbët e Maleve të Sharrit me kështjellën e tij mesjetare. Xhami të vjetra, kisha ortodokse dhe katolike qëndrojnë këtu pranë njëra-tjetrës.
Përveç kësaj Muzeu i Lidhjes Shqiptare çmon dhe ruan vlerat e lëvizjes së parë për pavarësi. Në vitin 1878 intelektualët shqiptarë u takuan këtu dhe bënë së pari thirrje për shtetin e tyre. Kjo kërkesë u refuzua padrejtësisht në Kongresin e Berlinit në vitin 1878. Ky vendim, i cili ekziston edhe sot si kopje i varur në Muzeun e kësaj Lidhjeje, atëherë ishte i nënshkruar ndër të tjera edhe nga kancelari gjerman Bismarck.
Për të kuptuar historinë e Kosovës, nevoitet një vizitë në fshatin e vogël Prekaz, rreth 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit. Në këtë vend jetonte luftëtari i rezistencës Adem Jashari, i cili luftoi në vitet 1990 me mjete ushtarake kundër shtypjes nga pushtuesit serb nën udhëheqjen e Slobodan Millosheviqit.
Rrethimi i shtëpisë së tij nga ana e regjimit të Millosheviqit në mars të vitit 1998 përfundoi me vdekjen e tij dhe të 58 anëtarëve të familjes dhe miqve, shumë prej tyre fëmijë dhe adoleshentë. Kjo masakër ishte burim i luftës së Kosovës, e cila përfundimisht dhjetë vjet më vonë rezultoi me Deklaratën e Pavarësisë. Sot aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është emërtuar Adem Jashari. Në vendlindjen e tij është ngritur një memorial mbresëlënës dhe ai nderohet si hero kombëtar.
Kosova është e vlefshme për t\'u zbuluar si një destinacion turistik. Edhe pse vendi është ende duke luftuar me shumë probleme ekonomike dhe politike, një turist nga Gjermania trajtohet jashtëzakonisht miqësisht dhe tregohen shumë të sjellshëm ndaj tij. Pra, turizmi ka potencial që të bëhet faktor i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.
Ingeborg Bamberg
© Gazeta e përditshme Hockenheimer Zeitung, e hënë 2017/5/29