Shtëpia në Stuttgart e iranianit Isa Mustafa
Stuttgart, 22 mars - 4 orë pas lajmit sensacional se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka një shtëpi në Stuttgart të Gjermanisë është mësuar e vërteta e përafërt. Pronari i shtëpisë është Isa Mustafa, por jo ai nga Kosova dhe djali i Jakup Mustafës.
Shtëpia rezultatin e një personi tjetër me emrin Isa Mustafa, por që ka origjinë nga Irani, nw adresën Gnesener Str. 77, 70374 Stuttgart, landi i Baden Wirttenberg, Gjermani,
Madje bashkëshortja e tij është shqetësuar gjatë ditës për numrin e madh të telefonatave që ka marrë gjatë ditës nga Kosova. Sic raportoi Klan Kosova, ajo ka raportuar telefonatat e shumta edhe në polici pasi është ndjerë e kërcënuar pavarësisht se nuk ka kuptuar për cfarë bëhet fjalë.
Akuzat erdhën nga ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Musa Daka që akuzoi Mustafën se ka shtëpi në Gjermani të blerë me fondin e 3 përqindëshit. Mustafa mohoi duke paralajmëruar padi ndaj gazetës Express, Kosova Sot, KTV-së dhe Musa Dakës.