28 Prill 2024

Shqyrtohet propozimi formimi i Grupit të Miqësisë me SHBA

Prishtinë, 20 korrik - Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Albin Kurti, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar propozimin (e shtatë deputetëve nënshkrues) për formimin e Grupit të Miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke e pasur parasysh rëndësinë që ka krijimi i këtij grupi dhe thellimi i miqësisë me SHBA-në, e sidomos me Kongresin amerikan, anëtarët e Komisionit njëzëri kanë mbështetur këtë ide.

Anëtarët e Komisionit kanë marrë qëndrim që t’i drejtohen Kryesisë së Kuvendit që, konform Rregullores për krijimin e grupeve të miqësisë, në njërën nga mbledhjet e saj të radhës, të vendosë për krijimin e Grupit të Miqësisë me SHBA-në.

Ata kanë sugjeruar që të formësohen kriteret për krijimin grupeve të miqësisë edhe me vendet e tjera dhe të rifreskohen me deputetë të rinj grupet e tillat krijuara në legjislaturat  e kaluara, duke shprehur gatishmërinë për angazhime konkrete të Komisionit në këtë plan.

Në këtë takim është tumirë ftesa e komisionit homolog në Parlamentin e Shqipërisë për një vizitë të një delegacioni nga Komisioni për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës në Tiranë, duke mbajtur qëndrim që vizita të realizohet në fillim të Sesionit Vjeshtor të Kuvendit.

Është biseduar, ndërkaq edhe për listën e ekspertëve për mbështetjen e punës së Komisionit, e cila duhet të përfundohet deri në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, më 27 korrik.

Anëtarët e Komisionit janë njoftuar se si komision funksional duhet ta shqyrtojnë Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe ta monitorojnë zbatimin e Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)